Telegrafi

Zyrtare: Zeniti e transferon Malcomin nga Barcelona

Zenit Saint Petersburg e ka transferuar edhe zyrtarisht Malcomin nga Barcelona.

Kampionët e La Liga-së e ka shitur anësorin brazilian te skuadra ruse pas vetëm një sezoni që e transferuar nga Bordeaux.

Blaugranasit kanë njoftuar se Zeniti do t’i paguajë 40 milionë euro plus pesë milionë euro bonuse, derisa kanë bërë të ditur më tej se do ta kenë shansin që ta ri-transferojnë Malcomin.

Braziliani te skuadra katalonase bëri 24 paraqitje, 15 në La Liga, gjashtë në Kupën e Mbretit dhe tri ishin në Ligën e Kampionëve. Ai shënoi katër gola: një në ligë, dy në kupë dhe një në garën më të madhe për klube.

Malcomi e shënoi golin e parë te Barcelona në përballjen ndaj interit në fazën e grupeve ndaj Interit, derisa i fitoi dy tituj: kupën e Spanjës kundër Sevillës dhe titullin e La Liga-së. /Telegrafi/