Telegrafi

Zyrtare: Zenit shet Hulkun për 55 milionë euro

Skuadra ruse Zenit St Petersubrg, ka larguar njërin nga yjet më të mëdhenj të saj.

Futbollisti brazilian, Hulk është larguar nga Zenit për t’iu bashkangjitur kampionatit kinez.

Është skuadra Shanghai SIPG, që ka pranuar të paguajë 55 milionë euro për transferimin e Hulkut në Kinë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet 

Hulk u largua nga Zenit pasi trajneri i ri Lucescu nuk e kishte në planet e tij.

Ndërkohë transferimi i Hulkut në Kinë është më i shtrenjti nga yjet që janë transferuar atje.

Hulk pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin kinez ku do të përfitojë rreth 11 milionë euro në sezon. /Telegrafi/