Pas shumë raportimeve ka ardhur edhe konfirmimi zyrtar nga Stade de Reims për blerjen e Arbër Zenelit.
23-vjeçari iu bashkua klubi francez nga Heerenveni pas një periudhe të suksesshme të kaluar në Holandë.
Besohet se klubit francez i ka kushtuar ky transferim rreth katër milionë euro, kurse lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare.
La nouvelle recrue rémoise démasquée… #Mercato pic.twitter.com/DbKmIzuHzv
— Stade de Reims (@StadeDeReims) January 26, 2019
Ylli i Përfaqësueses së Kosovës ishte pjesë e Heerenveenit që nga janarit i 2016, ku në 87 ndeshje në Eredivisie shënoi 34 gola.
Lojtari është shprehur i lumtur për kalimin te klubi nga Ligue 1, ndërsa nëpërmjet një postimi në Instagram ka shkruar:
“Shumë i lumtur për transferimin te ky klub i bukur. Koha të shikojmë gola të rinj”, ka shkruar Arbëri, i cili te klubi nga Franca do të bartë numrin 17-të.
🗞 | Officieel ➡ Arber Zeneli vertrekt naar Stade de Reims. Heel veel succes in Frankrijk, Arber!
Meer via: https://t.co/26zk3YITIc pic.twitter.com/SmpEQzU7l2
— sc Heerenveen (@scHeerenveen) January 26, 2019
Lojtari nga Mitrovica për Kosovën ka shënuar gjashtë gola në 15 paraqitje. /Telegrafi/