Telegrafi

Zyrtare: Zabaleta nënshkruan me West Hamin (Foto)

West Ham ka njoftuar arritjen e marrëveshjes me Pablo Zabaletan si transferim i lirë duke nënshkruar marrëveshje dy vjeçare. 

Mbrojtësi argjentinas ka njoftuar largimin nga Manchester City gjatë javës së kaluar, pasi një aventure të gjatë ku fitoi shumë ndeshje gjatë 333 ndeshjeve të zhvilluara.

Lexo po ashtu Përshëndetja emocionuese e Zabalestas me fansat e Manchester Cityt (Foto)

Megjithatë, nuk ka vonuar shumë dhe Zabaleta ka gjetur skuadrën e re, dhe atë nga po i njëjti kampionat, Liga Premier.

Zabaleta ka vendosur të transferohet te skuadra e West Ham, e cila ka njoftuar në faqen zyrtare arritjen e marrëveshjes me argjentinasin.

Argjentinasi duke nënshkruar kontratën me West Hamin

“West Ham janë krenar dhe të lumtur të iu njoftojnë se kanë nënshkruan marrëveshje me Pablo Zabaletan, si transferimi i parë i verës”, thuhet në njoftimin e klubit londinez.

Edhe mbrojtësi argjentinas është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e tij me West Hamin, me të cilët dëshiron të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/

Zabaleta gjatë prezantimit me fanellë numër 5