Klubi Basketbollistik Golden Eagle Ylli është duke menduar për fazën e “Play-Off”.
Skuadra suharekase ka konfirmuar përforcimin e ri që do ta ndihmojë skuadrën verdhezi drejt synimeve të tyre.
Skuadra që renditet në pozitën e tretë të renditjes tabelore është përforcuar me Alexis Wangmene.
“Edhe zyrtarisht iu prezantojmë basketbollistin tonë më të ri, Alexis Wangmene”, thuhet në konfirmimin e Yllit.
Wangmene do t’i bashkohet skuadrës të hënën, bën të ditur klubi nga Theranda.
Ai luajti për kolegjin Texas Longhorns dhe ka përfaqësuar ekipin kombëtar të Kamerunit. /Telegrafi/