Telegrafi

Zyrtare: Ylli përforcohet me dy amerikanë

Dy basketbollistët e parë të huaj të Yllit për vitin 2017 tashmë kanë arritur në Kosovë.

Ekipi suharekas kishte paralajmëruar javë më parë ardhjen e Kevin Brown dhe Trae Anderson, ndërsa dyshja ka arritur sot në vendin tonë.

Ylli përveç dyshes së përmendur, ka arritur marrëveshje së fundi edhe me një të huaj tjetër, Chris Olivier, ndërsa gjithashtu ka shtuar në radhët e veta Ujkan
Karanezin dhe Endrit Elshanin nga lojtarët vendorë.