Site icon Telegrafi

Zyrtare: Ylli bëhet me qendër amerikane

Golden Eagle Ylli ka përforcuar radhët e veta edhe me një basketbollist amerikan.

Bëhet fjalë për Taylor Bessickun, i cili luan në pozitën e qendrës ndërsa është i gjatë 210 centimetra.

Ai vjen nga liga e kolegjeve amerikane NCAA dhe momentalisht stërvitet me skuadrën e Philadelphia 76.

Gjithashtu pas problemeve me dokumentacion, klubi therandas ka vendosur që të ndërpres bashkëpunimin me trajnerin e Boban Ninic.

Ditë më parë ky klubi i basketbollit ka sjell në radhët e veta nga Bashkimit, lojtarin mitrovicas Imer Tahirin. /Telegrafi/

Exit mobile version