Telegrafi

Zyrtare: Ylldren Ibrahimaj transferohet në elitën e futbollit rus

Ylldren Ibrahimaj është larguar nga skuadra norvegjeze Viking, për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit rus.

Mesfushori nga Kosova ka kompletuar transferimin tek skuadra ruse Ural Ekaterinburg që bën gara në Superligën e Rusisë.

25-vjeçari ka nënshkruar kontratë për katër vite me këtë skuadër.

Ural për momentin zë vendin e 12-të në elitën e futbollit rus nga 16 skuadra sa janë pjesë e saj.

Ibrahimaj tanimë është prezantuar nga zyrtarët e klubit rus dhe ai bëhet futbollisti i dytë nga Kosova që luan në këtë kampionat.

Kujtojmë që pjesë e futbollit rus është edhe anësori Bernard Berisha që aktivizohet me Akhmat Grozny. /Telegrafi/