Telegrafi

Zyrtare: Yll Hoxha vazhdon me Feronikelin

Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Feronikeli.

Pas një takimi me presidentin klubit, Naser Ramajn, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.

“Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë”.

“Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë  në ditët e ardhshme”.

Klubi është duke biseduar edhe me disa futbollistë të spikatur që pritet të zyrtarizohen javët e ardhshme.

Feornikeli është kampion i Kosovës dhe e ka fituar edhe Kupën. /Telegrafi/