Mbrojtësi, Yll Hoxha, ka vendosur të vazhdojë aventurën e tij te Feronikeli.
Pas një takimi me presidentin klubit, Naser Ramajn, Hoxha ka nënshkruar kontratën e re, që do ta mbajë në klub edhe për dy sezonet e ardhshme.
“Ai ju bashkua klubit në fund të vitit 2016, duke treguar paraqitje fantastike që nga atëherë”.
“Yll Hoxha është nënshkrimi i parë për sezonin e ardhshëm, nga shumë të tjera që pritet të vijnë në ditët e ardhshme”.
Klubi është duke biseduar edhe me disa futbollistë të spikatur që pritet të zyrtarizohen javët e ardhshme.
Feornikeli është kampion i Kosovës dhe e ka fituar edhe Kupën. /Telegrafi/