Është mbyllur përpara kohe aventura e Enis Gavazajt në Rusi te klubi i Yenisey Krasnoyarsk.
Ka qenë vetë klubi rus që me një postim në Twitter e ka zyrtarizuar përfundimin e bashkëpunimit me lojtarin e kombëtares shqiptare i cili luante te skuadra ruse që prej fillimit të këtij sezoni.
Kartoni i Gavazajt është në pronësi të Skënderbeut, por 23-vjeçari nuk mund të rikthehet te korçarët në këtë fazë të sezonit pasi afati kalimtar në Shqipëri është i mbyllur.
Gavazaj me klubin rus, Yenisey Gavazaj ka zhvilluar tetë ndeshje në kampionat dhe Kupë, ku në vetëm tri ishte startues.
Албанский полузащитник Энис Гавазай и ФК "Енисей" приняли решение о досрочном расторжении контракта.
В сезоне 2018/2019 Гавазай провел 7 матчей и результативными действиями не отметился.
ФК "Енисей" желает Энису успехов в дальнейшей карьере! pic.twitter.com/eIHzlBJRi4
— ФК «Енисей» (@fc_enisey) February 22, 2019
I transferuar në verë në formë huazimi me të drejtë blerjeje, Yenisey jo vetëm që nuk do të aplikojë të drejtën e blerjes së lojtarit nga Skënderbeu, por e ka larguar atë përpara mbylljes së sezonit.
Tani mbetet të shihet se menaxherit i njohur Shkumbin Qormemeti ku do ta dërgojë lojtarin. /Telegrafi/