Telegrafi

Zyrtare: Xhakës i ndryshohet numri te Arsenali

Arsenali ia ka ndërruar numrin e fanellës transferimit të ri, Granit Xhaka.

Reprezentuesi i Zvicrës, me prejardhje nga Kosova, do të bartë fanellën me numrin 29 në sezonin e ardhshëm dhe jo atë me numrin 16, siç njoftoi klubi ditë më parë.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit rreth Granit Xhakës

Numri ka një domethënie speciale për lojtarin. Ai është numri i kthyer prapa nga viti i lindjes së tij – 92, transmeton Koha.net.

Klubi ka njoftuar se personat që kanë porositur fanellat me numrin 16 dhe emrin e Xhakës, automatikisht do të marrin fanellën me numrin e ri.