Telegrafi

Zyrtare: Willian vazhdon me Chelsean

xxxx during the Barclays Premier League match between Chelsea and Southampton at Stamford Bridge on October 3, 2015 in London, United Kingdom.

Mesfushori i Chelseat, Willian ka vazhduar kontratën me klubin nga Premier Liga.

27-vjeçari u transferua në Londër nga Anzhi Makhachkala në vitin 2013 dhe ka realizuar 19 gola në 140 paraqitje për Chelsea.

Muajt e fundit ishte raportuar se Jose Mourinho e dëshiron brazilianin te Manchester Unitedi, por braziliani ka vendosur qëndrimin e tij te Chelsea deri në vitin 2020.

Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Jam i lumtur me nënshkrimin e kontratës së re me Chelsea. Është ëndërr që unë të vazhdoj me këtë klub edhe për katër vjet dhe t’i ndihmoj që të fitojë trofe”, ka thënë Willian pas vazhdimit të kontratës.