Telegrafi

Zyrtare: Wijnaldum lojtari i Romës

Georginio Wijnaldum i është bashkuar zyrtarisht Romës në huazim me opsion blerjeje nga PSG, që mund të kthehet një detyrim nëse arrihen objektivat e caktuara.

Sipas raporteve të shumta, marrëveshja vlen rreth 10 milionë euro dhe do të ketë detyrim blerje nëse Giallorossët përfundojnë në katërshen e parë.

PSG po mbulon gjithashtu gjysmën e pagës së tij prej 9 milionë euro për sezon gjatë periudhës së huazimit.

Mesfushori 31-vjeçar holandez i ishte bashkuar Paris Saint-Germain verën e kaluar si lojtar i lirë pasi u largua nga Liverpool.

Ai ka luajtur edhe në Neëcastle United, PSV Eindhoven dhe Feyenoord.

Holandezi ka kryer testet mjekësore sot pasi ka fluturuar mbrëmjen e djeshme, ku është pritur nga qindra tifozë në aeroportin Ciampino. /Telegrafi/