West Ham United ka njoftuar se ka nënshkruar me mbrojtësin francez Jean-Clair Todibo, i cili ishte në planet e Juventusit për një kohë të gjatë.
24-vjeçari iu bashkua ‘Hammers’ nga klubi i Ligue 1, OGC Nice, në huazim për një sezon, me një opsion blerje në verën e 2025.
Francezi debutoi për gjigantin spanjoll Barcelona në moshën 19-vjeçare, ndërsa ka bërë tashmë mbi 150 paraqitje me ekipet e para të Schalke dhe Nice.
West Ham United is delighted to announce the signing of France international defender Jean-Clair Todibo 🇫🇷
The 24-year-old joins the Hammers from Ligue 1 club OGC Nice on an initial season-long loan, with an option to make the transfer permanent in summer 2025.
— West Ham United (@WestHam) August 10, 2024
Mbrojtësi francez do të veshë fanellën me numër 25 dhe në deklaratën e tij për faqen zyrtare të West Ham ka thënë se mezi pret të luajë në Ligën Premier.
“Jam shumë i emocionuar që po nënshkruaj për West Ham United. Është një ëndërr e realizuar të luash në Ligën Premier , ligën më të mirë në botë”, deklaroi ai.
Flying the flag with Todibo 🇫🇷 pic.twitter.com/gnDLSape9l
— West Ham United (@WestHam) August 10, 2024
Lojtari kishte marrëveshje me Juventusin, por që klubet nuk arritën marrëveshje përfundimtare për kartonin e tij, pasi që West Ham kishte afruar më shumë. /Telegrafi/