Site icon Telegrafi

Zyrtare: Welbeck kalon te Watford

Watord ka arritur të nënshkruajë me sulmuesin e njohur anglez, Danny Welbeck, si lojtar i lirë.

Ish-lojtari i Manchester United dhe Arsenal ka rënë dakord për një kontratë me klubin për tri vitet e ardhshme.

Ai do të jetë i gatshëm për fillimin e sezonit 2019/20 të Ligës Premier.

Welbeck ka shënuar 16 gola në 42 paraqitje me Anglinë, duke u paraqitur për herë të fundit me Tre Luanët në shtatorin e kaluar.

Welbeck shënoi në debutimin e tij në Ligë Premier si 17-vjeçar dhe vazhdoi të luante 142 herë për Djajtë e Kuq, duke e fituar edhe kampionatin anglez.

Ai u transferua te Arsenali për një 16 milion funte në vitin 2014 dhe bëri 126 paraqitje për Topçinjtë. /Telegrafi/

Exit mobile version