Villareali ka konfirmuar se ka transferuar në formë huazimi Takefusa Kubon nga Real Madridi.
Skuadra spanjolle arriti marrëveshje me Los Blancos për të huazuar mesfushorin japonez për një edicion.
Ishte e ditur se Kubo nuk do të mund të luajë edhe për ca kohë në skuadrën e parë të Real Madridin, andaj këta të fundit e huazuan te rivali nga La Liga.
#Villarreal and @realmadriden have reached an agreement 🤝 for the loan of Takefusa Kubo.
Welcome to Villarreal, Take! 💛👏
久保建英選手ようこそビジャレアルへ!#WelcomeKubo
👉https://t.co/zTNRQJQn61 pic.twitter.com/hSRpG0guw2
— Villarreal CF English (@VillarrealCFen) August 10, 2020
Mesfushori i talentuar ishte në edicioni që lamë pas në huazim te Mallorca, aty ku tregoi një formë fantastike.
Nga loja e tij, Villareali u bind se duhej huazuar Kubon për edicionin 2020/21 dhe kjo i shkon në favor Realit pasi lojtari do të ketë më shumë përvojë në ligën spanjolle.
Kujtojmë se 19-vjeçari kishte refuzuar të vazhdonte kontratën me Barcelonën, duke pranuar që t’i bashkohej skuadrës nga qyteti i Madridit. /Telegrafi/