Telegrafi

Zyrtare: Villar huazohet te Sampdoria nga Roma

(Foto: Twitter/Sampdoria)

Gonzalo Villar i është bashkuar zyrtarisht Sampdorias nga Roma në formë huazimi me opsion blerjeje.

Anësori spanjoll nuk e kishte bindur Jose Mourinhon në edicionin e kaluar dhe ishte huazuar te Getafe në afatin e janarit.

24-vjeçari luajti paksa më mirë në Spanjë duke dhuruar një asistim në dhjetë ndeshje të zhvilluara në La Liga.

Siç ka njoftuar Sampdoria, Villar i është bashkuar klubit në formë huazimi, ndërsa në kontratë është përfshirë opsioni i blerjes për tetë milionë euro në fund të sezonit.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Ai tash do të integrohet në ekipin e Marco Giampaolos para ndeshjes së parë ne Serie A kundër Atalantas (më 13 gusht).

“Jam i lumtur që ndodhem këtu, përshëndetje tifozëve”, ka thënë lojtari pas transferimit.

Roma e transferoi Villarin nga Elche në janar të viti 2020 për pesë milionë euro dhe ai ka regjistruar 63 paraqitje për Giallorossët në të gjitha garat duke dhuruar vetëm një asistim gjatë asaj periudhe. /Telegrafi/