Telegrafi

Zyrtare: Veton Berisha transferohet te Hammarby

Hammarby nuk ka humbur kohë për ta zëvendësuar sulmuesin e Kosovës, Astrit Selmanin.

Selmani u largua ditë më parë nga klubi suedez për tu transferuar në elitën e futbollit izraelit tek Hapoel Beer Sheva.

E vendin e Selmanit te Hammarby do ta zë një tjetër sulmues nga Kosova, bëhet fjalë për Veton Berishën, vëllanë e vogël të Valon Berishës.

28-vjeçari është larguar nga Vikingu për t’iu bashkuar skuadrës suedeze.

Berisha me Hammarbyn ka nënshkruar kontratë për katër vite e gjysmë, derisa detajet e këtij transferimi nuk janë bërë publike nga klubet.

Reprezentuesi norvegjez do t’i bashkohet Hammarbyt të hënën ku pritet edhe prezantimi zyrtar i tij. /Telegrafi/