Verona e ka konfirmuar zyrtarisht marrëveshjen me ish-mbrojtësin e Juventusit dhe Barcelonës, Martin Caceresin.
Uruguaiani ka disa ditë që i është bashkuar klubit në stërvitje për ta shikuar situatën e lojtarit që në sezonin e fundit ishte pjesën e Southamptonit.
“Hellas Verona FC konfirmon se ka arritur të nënshkruajë me Martin Caceresin, deri më 30 qershor 2018,” thuhet në njoftimin e klubit.
Caceres kaloi gjashtë sezone te Juventusit, gjatë dy periudhave.
Ai kishte shumë lëndime dhe nuk arrinte asnjëherë të luante mbi 20 ndeshje në Serie A. /Telegrafi/