Telegrafi

Zyrtare: Vermaelen transferohet në Vissel Kobe

Mbrojtësi belg Thomas Vermaelen është larguar përfundimisht nga futbolli evropian.

Ish-anëtari i Barcelonës, Arsenalit dhe Romës karrierën e tij do ta vazhdoj në futbollin japonez.

Vermaelen është prezantuar tek skuadra japoneze Vissel Kobe.

33-vjeçari ka nënshkruar me klubin japonez një kontratë dy vjeçare.

Reprezentuesi belg i bashkohet Vissel Kobes si futbollist i lirë pas i kishte skaduar kontrata me klubin e Barcelonës.

Vermaelen kësisoj bëhet ish-futbollisti i katërt i Barcelonës që i bashkohet kësaj skuadre, pasi aty do të gjejë edhe David Villën, Andres Iniestën dhe Sergi Samper. /Telegrafi/