Golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar në Ligën Premier, Jamie Vardy, nuk do të largohet nga Leicester City.
Kampioni i Anglisë në faqen zyrtare ka konfirmuar rinovimin me lojtarin për 4 vjet të tjera.
Vardy ishte subjekt i spekulimeve për kalim te Arsenali, tratativa që si duket dështuan, shkruan Telergrafi.
Vardy ishte fundamental për suksesin e shpalljes kampion të Leicesterit në një sezon të paprecedent futbollistik. /Telegrafi/