Konyaspor ka bërë të ditur se kanë realizuar transferimin e Valon Ethemit në formë huazimi nga Istanbulspor.
Klubi do të ketë opsionin për ta bërë këtë lëvizje të përhershme.
“Tumosan Konyaspor ka nënshkruar me anësorin Valon Ethemi në huazim deri në fund të sezonit, me kusht që opsioni i blerjes të mbetet te klubi ynë”, thuhet fillimisht në komunikatën e tyre.
“Nënpresidenti ynë Ali Tınkır ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të mbajtur në Sallën e Konferencave të Shtypit të Stadiumit Metropolitan MEDAŞ Konya”.
“Ethemi, i cili ka luajtur për Istanbulspor, një nga skuadrat e Superligës, ka luajtur 16 ndeshje zyrtare me ekipin e tij në sezonin 2023-2024”.
“Ethemi në ekipin tonë do të mbajë fanellën me numrin 72”, thuhet më tej në njoftimin e Konyaspor. /Telegrafi/