Telegrafi

Zyrtare: Valon Behrami i bashkohet Sionit

Valon Behrami (Foto: Sion FC/ Twitter)

Sioni bëri një lëvizje të bukur në këtë afat kalimtar të transferimeve, pasi i ka siguruar zyrtarisht shërbimet e Valon Behramit.

Mesfushori shqiptar u larguar nga Udinese, duke nënshkruar një kontratë për dy vitet e ardhshme e klubin valasian.

Valon Behrami ka më shumë se 400 ndeshje profesionale të luajtura në ligat më të mëdha evropiane. Ai ka luajtur në Ligën Premier (West Ham dhe Watford), në Bundesliga (Hamburg) dhe kryesisht në Serie A (Genoa, Chievo Verona, Fiorentina, Napoli dhe Udinese).

Sezonin e kaluar te udinezët, ai kishte edhe shiritin e kapitenit, derisa bëri disa paraqitje mbresëlënëse.

Mesfushori me prejardhje nga Mitrovica, ka zhvilluar 83 ndeshje kombëtaren e Zvicrës, gjersa vitin e kaluar ai u bë lojtari i parë zviceran që konkurroi në katër Kupa të Botës.

Në moshën 34-vjeçare, mesfushori ka arritur ta kompletojë transferimin te Sioni, e që do të jetë eksperienca e tij e parë në kampionatin zviceran. /Telegrafi/