Sulmuesi anësor, Valmir Nafiu i bashkohet FC Ferizaj, në afatin kalimtar të janarit.
Klubi e ka prezantuar ardhjen e re, duke treguar edhe për karrierën e tij.
“Nafiu, karrierën e tij e filloi te Shkëndija, ku dhe u shpall tre herë kampion, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane si FC Basel dhe FC Barcelona. Ai si i ri iu bashkua Hamburger SV, ku edhe debutoi në Bundesligë”.
“Më pas, ai ka luajtur për klube si APOEL në Qipro ku nga një herë ka ngritur kupën e ligës dhe kupën e shtetit, luajti edhe te Skënderbeu në Shqipëri, një herë kampion, Gjilani dhe Renova e Maqedonisë”.
“Kurse tani është pjesë e klubit tonë, një lëvizje që pritet të forcojë skuadrën tonë dhe të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, thuhet në njoftimin e klubit. /Telegrafi/