Valencia e ka kompletuar huazimin e mesfushorit Geoffrey Kondogbia nga Interi.
Mesfushori që erdhi para dy sezonesh te Interi nuk arriti të tregojë vetën në këtë klub.
Lojtari u ble nga Monaco për 32 milionë euro, ndërsa është dhënë nga Interi si huazim.
Valencia e ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit, për shifrën e 25 milionë eurove.
Lojtari edhe më parë ka luajtur në La Liga në sezonin 2012-13 te Sevilla.
Ai te Interi zhvilloi 50 ndeshje dhe shënoi dy gola. /Telegrafi/