Telegrafi

Zyrtare: Valencia blen përfundimisht Kondogbian nga Interi, i vendos klauzolë 80 milionë euro

Foto: Valencia/Twitter

Valencia ka konfirmuar zyrtarisht se ata kanë ushtruar mundësinë e tyre për të nënshkruar me Geoffrey Kondogbia nga Interi.

Mesfushori francez u bashkua me klubin Los Che në verën e 2017, ndërsa në drejtim të kundërt shkoi Joao Cancelo.

Marrëveshja mes dy skuadra kishte një mundësi blerje përfundimtare para 31 majit për të dy futbollistët, ku Kondogbia do kushtonte 25 milion euro, ndërsa Cancelo 35 milionë.

Lexo po ashtu Valencia e njofton Interin që do ta blejë Kondogbian

Pas një sezoni të mirë në La Liga, ku Valencia arriti kualifikimin në Ligën e Kampionëve, spanjollët kanë vendosur të nënshkruajnë me Kondogbian.

“Valencia ka ushtruar këtë të enjte drejtën klauzolës së tyre të blerjes në marrëveshjen e huazimit të Geoffrey Kondgobia nga Interin”.

“Francezi ka vënë lapsin mbi letër në një kontratë me klubin që shtrihet deri në vitin 2022”.

“Klauzola e lirimit të Kondogbias do të jetë 80 milionë euro”.

“24-vjeçari ishte një pjesë e rëndësishme e mesfushës së Marcelinos në sezonin e tij të parë në Mestalla, duke bërë 31 paraqitje në ligë dhe duke shënuar katër gola”, thuhet në njoftimin e klubit spanjoll. /Telegrafi/