Valencia ka bërë të ditur se e ka bërë të përhershëm transferimin e Simone Zazas nga Juventusi.
Në kontratën për huazimin e sulmuesit te Los Che ishte përfshirë edhe opsioni i blerjes në vlerë prej 16 milionë euro plus dy milionë të tjera në formë shtesash.
Klubi spanjoll e ka aktivizuar opsionin e blerjes dhe Zaza do ta vazhdojë karrierën në La Liga.
“Simone Zaza do të jetë lojtar i Valencias nga 1 korriku deri në qershor të vitit 2021, në bazë të kushteve të nënshkruara me Juvetnusin”, thuhet në njoftimin e klubit.
Italiani i ka lënë pas vetes paraqitjet jo të mira në ‘Euro 2016’ dhe te West Hami duke shënuar katër gola në 14 paraqitje në La Liga këtë edicion. /Telegrafi/