Telegrafi

Zyrtare: Unitedi rinovon kontratat e Pereiras dhe Tuanzebes

Foto: Man Utd/Twitter

Manchester Unitedi ka rinovuar kontratat e dyshes së talentuar, Andreas Pereira dhe Axel Tuanzebe.

Djajtë e Kuq kanë vazhduar rinovimin e kontratave të lojtarëve, të cilët i shohin pjesë e planeve për të ardhmen.

Pas rinovimit të kontratës me Marcus Rashford, Djajtë e Kuq kanë zyrtarizuar edhe dy rinovimin me dy talent.

Lexo po ashtu Zyrtare: Rashford rinovon kontratën me Unitedin

Bëhet fjalë për dyshesh e talentuar, Andreas Pereira dhe Axel Tuanzebe, të cilët vijnë nga akademia e klubit nga Old Trafford.

“Manchester Unitedi është i kënaqur të lajmëroj se Andreas Pereira ka nënshkruar një kontratë që e mban në klubi deri në qershor të 2023, me opsion zgjatje për një vit tjetër”.

“Manchester Unitedi është i kënaqur të lajmëroj se Axel Tuanzebe ka nënshkruar një kontratë që e mban në klubi deri në qershor të 2022, me opsion zgjatje për një vit tjetër”.

Drejtuesit e klubit tani synimin kryesor e kanë rinovimin e kontratës me portierin spanjoll, David De Gea. /Telegrafi/