Manchester Unitedi ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e Raphael Varane.
Djajtë e Kuq kanë lëshuar një njoftim të shkurtër në faqen zyrtare duke bërë të ditur se nënshkrimi është peng vetëm i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të lojtarit.
“Manchester Unitedi njofton me kënaqësi se klubi ka arritur marrëveshje me Real Madridin për transferimin e mbrojtësit francez dhe fituesit të Kupës së Botës, Raphael Varane, që është peng i ekzaminimeve mjekësore dhe finalizimit të kushteve të futbollistit”, thuhet në njoftim.
Në bazë të njoftimeve të mëhershme, Unitedi do të paguajë rreth 41 milionë funte (48 milionë euro) për lojtarin e ri.
Kështu, Varane do të bëhet transferi i dytë i madh i Djajve të Kuq këtë verë, pas Jadon Sanchos, për të cilin Unitedi ka arritur marrëveshje në vlerë prej 73 milionë funte (85.5 milionë euro) me Borussia Dortmundin. /Telegrafi/
𝗕𝗼𝗻𝘀𝗼𝗶𝗿, 𝗥𝗲𝗱𝘀 👋
We have agreed a deal in principle for the transfer of @RaphaelVarane to United! 🔴⚪️⚫️#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2021