Barcelona ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me mbrojtësin Samuel Umtiti për të rinovuar kontratën.
Francezi ka vazhduar me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2023.
Kështu 24-vjeçari ia ka mbyllur derën Manchester Unitedit, të cilit ishin shumë të interesuar ta transferonin atë gjatë kësaj vere.
Umiti i është bashkuar Barçës nga Lyoni në vitin 2016 për 25 milionë euro dhe që nga atëherë ka treguar paraqitje fantastike.
Deri më tani ka luajtur në 83 ndeshje për kampionët e La Ligës dhe ka shënuar dy gola.
Current mood! 😄#Umtiti2023 pic.twitter.com/jM13P1Lxgk
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2018
Me Barcelonë ka fituar dy Kupa të Mbretit dhe titullin e ligës këtë sezon.
Së bashku me Raphael Varane, ai është shtylla e mbrojtjes së Përfaqësueses së Francës në Kampionatin Botëror ‘Rusia 2018’. /Telegrafi/