Lecce ka njoftuar se ka transferuar mbrojtësin e Barcelonës, Samuele Umtiti, nga Barcelona në formë të huazimit.
Klubi italian Serie A do të paguajë një pjesë të vogël të rrogës së francezit, ndërsa në anën tjetër klubi spanjoll do të përfitojë një bonus për çdo lojë të luajtur.
28-vjeçari ishte pjesë e klubit nga La Liga për gjashtë sezone. Që nga lëndimi i tij ai dështuar të gjejë formën më të mirë te klubi katalunas.
#Welcome Samuel #Umtitihttps://t.co/bdo6lUoUCw pic.twitter.com/OVqLIJEOgr
— U.S. Lecce (@OfficialUSLecce) August 25, 2022
Me ardhjen e Jules Kounde nga Sevilla mundësia e tij që të luajë në ekipin e Xavit është shumë e vogël, kështu ai vendosi të largohet.
Planet e Umtitit për të ardhmen është që të jetë trajner dhe kjo ishte një nga arsyet që u transferua në Serie A, në mënyrë që të marrë një përvojë për të ardhmen për profesionin e ri. /Telegrafi/