Klubi nga Lipjani, Ulpiana ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin me sulmuesin nga Senegali, i njohur si Bebeto.
Ulpiana, e cila militon në Superligën e Kosovës ka konfirmuar edhe transferimin e pestë brenda afatit kalimtar të janarit.
Lipjanasit kanë nënshkruar me qendërsulmuesin senegalez, Bebeto, i cili në të kaluarën ka luajtur edhe në Superligën e Turqisë.
Postimi i Ulpianës pa ndërhyrje
MIRË SE VJEN BEBETO
Qendërsulmuesi Senegalez së fundmi ka luajtur në Kamerun, ndërsa në të kaluarën ai bëri karrierë edhe në Superligën e Turqisë tek Gazientep si dhe në Hungari, Rumani e Qipro.
Bebeto tashmë është duke u stërvitur me ekipin në parapërgaditjet që ULPIANA po i zhvillon në Antalya të Turqisë.
/Telegrafi/