Telegrafi

Zyrtare: UFC konfirmon duelin e vitit, Conor McGregor dhe Khabib Nurmagomedov do të ndeshen për titullin e kampionit

Tani më është zyrtare dhe Conor McGregor do të mund të ndeshet me Khabib Nurmagomedov.

UFC ka konfirmuar se dy sportistët do të ndeshen më 6 tetor në T Mobile Arena në Las Vegas.

Kjo pritet të jetë super përballja e UFC 229 mes McGregor dhe Khabib që janë armiq.

McGregor për herë të fundit në UFC është përballur në muajin nëntor të vitit 2016.

Ndërkohë, Khabib Nurmagomedov ai e ka fituar titullin e kampionit të botës në peshat e lehta në UFC në muajin prill të vitit të kaluar.

Irlandezi McGregor e kishte sulmuar një autobus me luftëtarët e UFC për shkak të Khabib.

Ky rast ka bërë që dyshja të krijojnë një rivalitet të madh e ku ky rivalitet pritet të na dhurojë spekaktël më 6 tetor. /Telegrafi/