Tani më është zyrtare dhe Conor McGregor do të mund të ndeshet me Khabib Nurmagomedov.
UFC ka konfirmuar se dy sportistët do të ndeshen më 6 tetor në T Mobile Arena në Las Vegas.
Kjo pritet të jetë super përballja e UFC 229 mes McGregor dhe Khabib që janë armiq.
McGregor për herë të fundit në UFC është përballur në muajin nëntor të vitit 2016.
Ndërkohë, Khabib Nurmagomedov ai e ka fituar titullin e kampionit të botës në peshat e lehta në UFC në muajin prill të vitit të kaluar.
Irlandezi McGregor e kishte sulmuar një autobus me luftëtarët e UFC për shkak të Khabib.
Ky rast ka bërë që dyshja të krijojnë një rivalitet të madh e ku ky rivalitet pritet të na dhurojë spekaktël më 6 tetor. /Telegrafi/