Telegrafi

Zyrtare: UEFA shpall më të mirin e Euro 2016

Sulmuesi i Francës, Antoine Griezmann është shpallur lojtari më i mirë i Euro 2016 nga ekipi i vëzhguesve teknik të UEFA-s.

25 vjeçari e përfundoi turneun me 6 gola dhe dy asiste, transmeton Koha.net. Ai ishte lojtari kryesor i skuadrës dhe më meritori për dërgimin e Francës në finale.

“Griezmann ishte i rrezikshëm në çdo ndeshje. Ai punoi shumë për ekipin e tij dhe posedon teknikë, vizion dhe kualitet në përfundimin e aksioneve. Vëzhguesit teknik në mënyrë unanime u pajtuan se ai ishte lojtari më i mirë i turneut”, ka thënë Ioan Lupescu, shefi teknik i UEFA-s.