Telegrafi

Zyrtare: UEFA dënon me tri ndeshje moslojë Buffonin

MADRID, SPAIN - APRIL 11: Gianluigi Buffon of Juventus argues with the referee Michael Oliver during the UEFA Champions League Quarter Final scond leg match between Real Madrid and Juventus at Estadio Santiago Bernabeu on April 11, 2018 in Madrid, Spain. (Photo by David Ramos/Getty Images)

Gianluigi Buffon është dënuar me tri ndeshje moslojë nga Federata Evropiane e Futbollit.

Portieri italian kishte ofenduar rëndë gjyqtarin Michael Oliver pas humbjes në Ligën e Kampionëve nga Real Madrid.

Futbollisti i Juventusit shprehu pakënaqësinë ndaj gjyqtarit anglez pasi gjykoi një penallti në minuat e fundit të takimit.

Gianluigi Buffon (Getty Images)

Pas ndeshjes, ish-reprezentuesi i Italisë tha se Oliver ishte “një thes me mbeturina” dhe në vend të zemrës, duhet “vendos stenda të kalbura”.

Kujtojmë se Lucas Vazquez ishte ndaluar në mënyrë të palejuar në zonën e rreptësisë prej mbrojtësit Mehdi Benatias.

Lexo po ashtu Djali i Buffonit nuk ndalet duket qarë kur babai i tij lëshon fushën

Gjithashtu janë dënuar edhe Josep Guardiola me dy ndeshje mos-drejtim të skuadrës së Manchester Cityt si dhe Liverpoolin për shkak të problemeve që kanë shkaktuar tifozët në takimin me Citizens.

Ndryshe, italiani dënimin do ta vuajë në sezonin e ardhshëm në rast se angazhohet në ndonjë skuadër që paraqitet në garën më prestigjioze evropiane për klube pas largimit prej Juventusit. /Telegrafi/