Dukagjini ka bërë të ditur se kanë afruar në radhët e tyre Tun Bardhokun.
Klubi nga Klina transferoi 30-vjeçarin që ishte së fundmi pjesë e Feronikelit ’74.
Më poshtë keni njoftimin e plotë (pa ndërhyrje) të Dukagjinit:
Tun Bardhoku përforcon skuadrën tonë.
30-vjeçari, i cili luan pothuajse në të gjitha pozitat mbrojtëse, nga sot e tutje do të mbrojë ngjyrat e klubit tonë.
Bardhoku së fundi ishte pjesë e Feronikelit ’74, kurse më herët ka luajtur edhe te Vëllaznimi, Prishtina e Drita.
Të gjithë nga KF Dukagjini i dëshirojnë mirëseardhje Tun Bardhokut. /Telegrafi/