Telegrafi

Zyrtare: Tramezzani i thotë jo Shqipërisë, nënshkruan me Sionin

Paolo Tramezzani emërohet zyrtarisht trajneri i ri i klubit të Sionit në Superligën zvicerane.

Edhe pse u lakua nga presidenti i FSHF-së,  Armando Duka, si një nga kandidaturat për të marrë drejtimin e kombëtares kuqezi pas largimit të Gianni De Biasit, 46-vjeçari italian nuk do të rikthehet te Shqipëria.

Ai kishte lënë Luganon që ta marr drejtimin e Sionit tani.

Ish-ndihmësi i De Biasit ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sionin.

Pasi punoi për 5 vite me Gianni De Biasin te kombëtarja shqiptare duke bërë një punë të shkëlqyer me kuqezinjtë Paolo Tramezzani, në fund të vitit 2016 mori drejtimin e Luganos skuadër të cilën e gjeti në vendin e parafundit të Superligës zvicerane dhe e pozicionoi të tretën duke siguruar kualifikimin direkt në fazën e grupeve të Ligës së Evropës.

Tramezzanni do të prezantohet në datën 20 ëershor te Sioni. /Telegrafi/