Telegrafi

Zyrtare: Trajneri dhe dy lojtarët nuk do të jenë të pranishëm në ndeshjen që Mali i Zi e luan kundër Kosovës

Ljubisa Tumbakovic . (Photo by Srdjan Stevanovic/Getty Images)

Zëdhënësi i federatës së Malit të Zi, Branko Latinovic, e ka pranuar që në ndeshje ndaj Kosovës, nuk do të jetë në bankë trajneri Ljubisa Tumbakovic.

Trajneri dhe lojtarët e lindur në Serbi, kanë qenë nën presion të madh të Beogradit dhe duket se politika ka fituar ndaj futbollit, kështu që Tumbakovic nuk do të jetë trajner i Malit të Zi në takimin në Podgoricë.

Tumbakovic , (Photo by Giuseppe Bellini/Getty Images)

Njëherësh, për arsye jofutbollistike dhe kundër vullnetit të tyre pritet të mungojnë edhe lojtarët Filip Stojkovic dhe Mirko Ivanic.

Në bankë nuk do të jetë as asistenti i parë i Tumbakovicit, Sasa Jankovic, ndërsa ekipin do ta drejtojnë Miodrag Dzudovic dhe Dragoje Lekovic.

Lexo po ashtu Mediat malazeze: Pas presionit të Beogradit, trajneri Tumbakovic refuzon ta drejtojë Malin e Zi ndaj Kosovës - nuk luajnë as futbollistët e lindur në Serbi

Ndeshja fillon në ora 20:45, ndërsa nga minuta e parë për Malin e Zi do të luajë Fatos Beqiraj /Telegrafi/