Bojan Trajkovski është rikthyer në radhët e kampionit të Kosovës, Sigal Prishitna.
Kështu ka bërë të ditur skuadra prishtinase përmes një mesazhi të publikuar në llogarinë e Facebookut.
“Sot në zyret e klubit kryeqytetas KB Sigal Prishtina, drejtori i prishtinasve Luan Maloku prezantoi lojtarin e ri te Prishtinës”.
“Pas dy vitesh, klubi bardhekaltër ka rikthyer në ekip reprezentuesin maqedonas Bojan Trajkovskin, me të cilin ‘bardhë e kaltërit’ hynë në histori duke fituar Ligën Ballkanike”, shkruan në njoftimin e ‘Plisave’. /Telegrafi/