Kanë përfunduar me sukses bisedimet disa javore në mes të Bordit të kampionit të Kosovës, Feronikelit dhe kryetrajnerit Afrim Tovërlanit, për vazhdimin e kontratës e cila është e vlefshme deri në verën e vitit 2018.
Presidenti i klubit të Feronikelit, Ekrem Elshani ishte sot prezent në seancën stërvitore ku lojtarëve ua kumtoj lajmin për vazhdimin e kontratës me krytrajnerin e tanishëm Afrim Tovërlanin.
“Neve pas disa javë bisedimesh sot edhe zyrtarisht kemi arritur marrëveshje me kryetrajnerin për vazhdimin e kontratës e cila e mbanë atë deri në verën e vitit 2018”, thuhet në komunikatën e klubit nga Drenasi.
“Jemi të kënaqur me punën e kryetrajnerit dhe bashkëpunëtorëve të tij, ne si klub kemi plane afatgjate dhe duam që projektet tona ti shtyjmë përpara. Ky është hapi i parë duke vazhduar me kryetrajnerin, e shumë shpejt do vazhdojmë kontrata tjera afatgjata me lojtarët”, përfundon deklarata e Niklit.
Po ashtu Presidenti Elshani u shpreh i kënaqur me rrjedhën e deritashme të kampionatit duke u shpreh i bindur së objektivat e klubit mund ti arrimë së bashku dhe dha garanci së kryesia e klubit do t’ju qëndroj afër në çdo kohë, pa marrë parasysh edhe nëse skuadra kalon në momente me rezultate jo të pritura.
Edhe Tovërlani më këtë rast u shpreh shumë i lumtur që të gjithë në klub e kanë besimin e tij dhe premtoj së do të vazhdoj punën për ti realizuar objektivat e klubit. /Feronikeli/Telegrafi/