Telegrafi

Zyrtare: Tottenhami nënshkruan me yllin e PSV, Bergwijn

Tottenham Hotspur ka përfunduar nënshkrimin e Steven Bergwijn nga PSV Eindhoven për një shifër të raportuar prej 25 milionë funtesh apo rreth 30 milionë euro plus bonuse.

Bergwijn mbërriti në veri të Londrës në fillim të javës për t’iu nënshtruar testeve mjekësore.

22-vjeçari i ka kaluar ato teste me sukses dhe tani ka ardhur edhe zyrtarizimi nga Tottenhami.

Tottenhami thuhet se paguar 30 milionë euro plus bonuse për lojtarin, ndërsa ka lidhur kontratë deri në verën e vitit 2025.

“Ne jemi të kënaqur të njoftojmë nënshkrimin e Steven Bergwijn nga PSV Eindhoven”.

“Steven ka nënshkruar një kontratë me Klubin që do të zgjasë deri në 2025”, thuhet në njoftimin e Spurs.

Ylli holandez do ta bart numrin 23, numër të cilin e bartte Christian Eriksen, i cili u transferua dje (e martë) te Interi. /Telegrafi/