Site icon Telegrafi

Zyrtare: Torreira lojtar i Arsenalit

Arsenali zyrtarisht e ka konfirmuar nënshkrimin me mesfushorin e Sampdorias, Lucas Torreira, në vlerën e 30 milionë eurove.

Mësohet se klubi dhe lojtari kanë pasur marrëveshje më herët, por që mesfushori ka qenë i ngarkuar me kombëtaren e tij të Uruguait në Kampionatin Botëror.

Mesfushori në fillim të javës kishte shkuar në Londër, por u desh vetëm sot që të zyrtarizohet si lojtar i Arsenalit.

Gunners me një video në llogarinë e tyre të Twitter kanë njoftuar për marrëveshjen me lojtarin. Edhe Sampdoria e ka lëshuar një deklaratë zyrtare për marrëveshjen.

“UC Sampdoria njofton se ka arritur marrëveshje të plot me Arsenalin për lojtarit Lucas Sebastián Torreira”.

Arsenali më vonë ka lëshuar ​​një deklaratë me citat edhe të trajnerit Unai Emery.

Torreiera në prezantim te Arsenali

“Me Lucas Torreira, ne kemi nënshkruar me një lojtar të ri, i cili është një talent shumë i ndritshëm në lojë”.

“Një mesfushor me cilësi të shkëlqyeshme ku u panë te Sampdoria në dy sezonet e fundit dhe me Uruguain në Kampionatin Botëror”, ka thënë Emery. /Telegrafi/

Exit mobile version