Site icon Telegrafi

Zyrtare: Tomislav Sorsa largohet nga Gjilani

Edicioni 2021/22 në BKT Superligën e Kosovës në futboll ka përfunduar me ndeshjet e xhiros së 36-të që janë zhvilluar ditën e djeshme.

Gjilani e ka mbyllur në pozitën e tretë këtë edicion dhe do të marrë pjesë në arenën ndërkombëtare, më saktësisht në Ligën e Konferencës.

Por ndryshime të mëdha pritet të ketë në kampin bardhekuq, pasi gjilanasit do të synojnë triumfin në kampionat.

Te Gjilani kanë filluar me largime dhe i pari që është larguar është mbrojtësi kroat, Tomislav Sorsa.

Mbrojtësi i krahut të djathtë ka qenë një titullar i rregullt te ‘Skifterat’, por pas përfundimit të kontratës i ka ndarë rrugët me gjilanasit.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, Gjilani ka falënderuar Sorsën për kontributin e dhënë gjatë viteve 2020-2022.

“Faleminderit për kontributin Tomislav Sorsa, të urojmë gjithë të mirat në karrierë”, ka shkruar faqja e Gjilanit. /Telegrafi/

 

Exit mobile version