Site icon Telegrafi

Zyrtare: Todibo kalon te Schalke, klubi gjerman e ka mundësin e blerjes

Barcelona ka arritur marrëveshje me Schalken për huazimin e Jean Clair Todibo, i cili kalon te klubi gjerman deri në qershor të vitit 2020.

Schalke do të paguajë 1.5 milion euro për huazimin e tij dhe e ka opsionin për ta për 25 milionë euro plus 5 milionë të tjera në formë  bonusesh.

Barcelona të mbajë mundësi e riblerjes për 50 milionë euro, plus 10 milionë euro bonuse.

Jean-Clair Todibo ka luajtur pesë ndeshje për Barçën që nga ardhja e tij në klub në janar të vitit 2019.

Mbrojtësi e bëri debutimin e tij më 15 prill të vitit të kaluar në ndeshje ndaj Huesca dhe gjithashtu ka përfaqësuar ekipin edhe në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version