Telegrafi

Zyrtare: Tierney te Arsenali deri në vitin 2026

Kieran Tierney, ka rinovuar kontratën me Arsenali edhe për pesë vite të tjera.

Klubi ka njoftuar rinovimin me një postim në Twitter, duke i besuar 24 vjeçarit që mund të mbulojë disa role në mbrojtje.

Arsenali pagoi 27 milionë euro te Celtic për kartonin e lojtarit dy vite më parë.

Tierney, një nga të paktët lojtarë që ka treguar vlera në dy sezonet e fundit me “Topçinjtë”, do të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së Ligës Premier deri në verën e vitit 2026.

“Lajm fantastik për ne. Kënaqësi e madhe që do të vazhdoj të punoj me Tierney”.

“Cilësia, energjia, përkushtimi dhe profesionalizmi i tij, jo vetëm në ditët e ndeshjes por çdo ditë në stërvitje, janë gjithmonë në nivel të lartë“, deklaroi trajneri Mikel Arteta. /Telegrafi/