Liverpool ka mbyllur marrëveshjen për transferimin e Thiago Alcantaras nga Bayern Munich.
Mesfushori spanjoll ka hedhur nënshkrimin e tij në një kontratë afatgjatë me “The Reds” duke u bërë nënshkrimi i dytë i klubit në këtë afatin kalimtar.
Thiago kalon në “Anfield” nga një sukses i jashtëzakonshëm me Bayernin, ku fitoi tre trofe në edicionin që sapo lamë pas, pasi ata fituan Bundesligën, Kupën gjermane dhe Ligën e Kampionëve.
Ai në këtë edicion legjendar u paraqit 40 herë.
29-vjeçari, i cili gjithashtu ka 39 paraqitje për Spanjën, kaloi shtatë sezone në “Allianz Arena”, që prej kur u transferua nga Barcelona, klub ku filloi karrierën.
Në total, Thiago ka fituar nëntë tituj kampioni, dy Liga të Kampionëve dhe dy Kupa Botërore të Klubeve. /Telegrafi/