Telegrafi

Zyrtare: Ter Stegen rinovon me Barcelonën

Barcelona ka njoftuar se ka rinovuar me Marc-Andre ter Stegen.

Gjermani ka nënshkruar me klubin katalunas kontratë që e mban atë në Barcelonë deri në fund të 2022.

Ter Stegen është paraqitur në 36 ndeshje këtë sezon në La Liga dhe ka pranuar 33 gola. Në Ligën e Kampionëve ka pranuar 12 në nëntë paraqitje.

Ndërsa 17 herë ka arritur të mbajë portën e paprekur.

Raportohet se klauzola e vendosur nga Barcelona është 180 milionë euro. /Telegrafi/