Telegrafi

Zyrtare: Talenti nga Kosova, Mehmet Ibrahimi nënshkruan kontratë profesionale me RB Leipzig

RB Leipzig ka njoftuar zyrtarisht nënshkrimin e kontratës profesionale me talentin nga Kosova, Mehmet Ibrahimi.

Ibrahimi do të vazhdojë karrierën me ekipin e parë të RB Leipzig, edhe pse i ri me vetëm 18 vite mbi supe.

Është vet klubi i njohur gjerman që ka njoftuar me anë të rrjeteve sociale nënshkrimin e kontratës me djaloshin nga Kosova.

“Lojtari i akademisë, Mehmet Ibrahimi ka nënshkruar një kontratë profesionale deri në vitin 2022”.

“18-vjeçari ka qenë në RB Leipzig që nga korriku i vitit 2017”, thuhet në njoftimin e klubit gjerman.

Ndryshe, Ibrahimi është një lojtar që luan zakonisht në krahun e majtë të sulmit, por mund të luajë edhe në ta djathtin dhe si sulmues i dytë. /Telegrafi/